Ndërlidhjet

Trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Irak


Forcat e Shteteve të Bashkuara do të qëndrojnë në Irak për “aq sa ka nevojë” të ndihmojnë stabilizimin e rajonit që ishte kontrolluar nga Shteti Islamik, deklaroi një zëdhënës i koalicionit për luftimin e militantëve.

"Ne do të mbajmë trupat për aq sa ka nevojë, arsyeja tjetër pas Shtetit Islamik është stabiliteti dhe ne duhet të qëndrojmë këtu”, tha colonel Sean Ryan.

Numri i ushtarëve amerikanë, mund të ulet, në momentin kur forcat e tjera të NATO-s do të zbarkojnë për të ndihmuar në trajnimin e forcave irakiane shtoi Ryan.

Ai ka theksuar se 5,200 trupa janë të vendosura në Irak për momentin.

XS
SM
MD
LG