Ndërlidhjet

Burri vret gruan në Gjakovë, dyshohet se ndodhi aksidentalisht


Një grua rreth moshës 50 vjeçare ka ndërruar jetë pas plagëve me armë zjarri nga i dyshuari bashkëshorti i saj, në rajonin e Gjakovës.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, komandanti i Policisë së Kosovës në rajonin e Gjakovës, Krist Gjokaj, duke theksuar se rasti dyshohet të ketë ndodhur aksidentalisht.

"Mbrëmë rreth orës 12:30 pas mesnatës, është plagosur me armë zjarri dhe në momentin që ka shkuar në spital viktima, është konfirmuar vdekja e saj. Për momentin dyshimet e para janë vetëm vrasje aksidentale, ne jemi duke hetuar në mënyrë intenzive", tha Gjokaj.

Disa javë më parë, në një fshat të Gjakovës, një burrë vrau gruan e tij 40-vjeçe dhe vajzën e tij 9-vjeçare, pas dështimit të intervenimit të Policisë së Kosovës, në thirrjet e viktimës.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kishte kërkuar që të merren masa ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm vitin e kaluar janë shënuar 962 raste të dhunës në familje, ku viktima kanë qenë kryesisht gratë.

XS
SM
MD
LG