Ndërlidhjet

Aretha Franklin varroset më 31 gusht në Detroit


Pamje nga vendi ku është përkujtuar këngëtarja e ndjerë, Aretha Franklin.

Ceremonia për funeralin e këngëtares së ndjerë, Aretha Franklin do të mbahet më 31 gusht në vendlindjen e saj në Detroit, Miçigen.

Persona të afërt me këngëtaren para vdekjes së saj, kanë konfirmuar se ceremonia do të mbahet në Tempullin, Greater Grace, në të cilin do të marrin pjesë familjarët dhe miqtë.

Franklin, 76 vjeçare ka vdekur nga kanceri në pankreas derisa do të varroset në varrezat Woodlawn në Detroit.

Një ceremoni përkujtimi për nder të saj është mbajtur të dielën në Kishën Baptiste, New Bethel, vend në të cilin Franklin kishte nisur këndimin.

Në ceremoni është përmendur kontributi i saj për të drejta civile dhe puna për komunitetin lokal.

Franklin është cilësuar Mbretëreshë e muzikës Soul.

XS
SM
MD
LG