Ndërlidhjet

Paul Manafort shpallet fajtor për mashtrime me taksa


Paul Manafort.
Paul Manafort.

Paul Manafort, ish-shefi i fushatës së presidentit amerikan, Donald Trump, është shpallur fajtor në pesë akuza për mashtrime me taksa gjatë gjykimit kundër tij në Virxhinia.

Ai është dënuar për dështim të prezantimit të llogarive të huaja bankare dhe në dy akuza për mashtrime bankare.

Juria ka marrë këtë vendim bazuar në tetë prej 18 akuzave, mirëpo ka dështuar të bëjë të njëjtën gjë për 10 akuzat tjera, duke i deklaruar të pavlefshme.

Ky vendim përbën rastin e parë që lidhet me hetimet e Departamentit amerikan të Drejtësisë për supozimet e ndërhyrjes ruse.

Vendimi kundër Manafortit ka ardhur në ditën e katërt të diskutimeve të jurisë pas 10 ditëve të mbledhjes së dëshmive.

Prokurorët kanë prezantuar të dhëna për jetën luksoze të Manafortit duke thënë se shpenzimet e tij tejet të mëdha janë mundësuar vetëm përmes mashtrimeve me taksa.

XS
SM
MD
LG