Ndërlidhjet

Gjermania ndalon një rus pas dyshimeve për planifikim të sulmit ekstremist


Policia gjermane.

Një qytetar rus është ndaluar në Gjermani, pas dyshimeve se ka qenë duke organizuar një sulm ekstremist islamik.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Gjermani ka thënë më 22 gusht se 31 vjeçari, i identifikuar si Magomed-Ali C., është ndaluar në Berlin dhe se autoritetet janë duke kërkuar në shtëpinë e tij.

Prokurorët kanë thënë se në tetor të vitit 2016, ai ka mbledhur “një sasi të madhe” të eksplozivit TATP, në banesën e tij me qëllim të kryrjes së sulmit në Gjermani.

Autoritetet kanë thënë se arrestimi i tij është i lidhur me hetimet në Francë kundër personit të idenfikuar si Clement Baur, i cili është arrestuar në Marsej në prill të vitit 2017, nën dyshimet se ka qenë duke planifikuar sulm.

Sipas prokurorëve, Gjykata Federale e Drejtësisë pritet që me 23 gusht të marrë një vendim për ndalimin e Magomed-Ali C, që tani është në paraburgim.

XS
SM
MD
LG