Ndërlidhjet

Caktohet prokurori i ri për rastin e veteranëve


Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, tha sot se është marrë vendimi për formimin e një ekipi të ri për procedimin e lëndës së njohur si 'rasti i veteranëve'.

Megjithatë, Lumezi nuk bëri të ditur se cili prokuror është caktuar që të merret me këtë rast.

Ai tha se pas kompletimit të lëndës, aktakuza do të dorëzohet në gjykatën kompetente.

Gjatë një konference për gazetarë, Lumezi tha është e vërtetë që ish-prokurori Elez Blakaj, i cili ka trajtuar dyshimet në lidhje me manipulimet me statusin e veteranit të luftës, i ka emrat e personave që kanë përfituar jashtëligjshëm.

"Brenda një kohë të shpejtë aktakuza do të dorëzohet në gjykatë. Prokurori që ka punuar në rastin, ka lëndë, fakte të shumta, biseda incizime e dokumentet", tha Lumezi.

Lumezi njofton se është caktuar prokurori i ri për rastin e veteranëve
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:00:36 0:00

Ai tha se pavarësisht thirrjeve për dorëheqje, sidomos nga opozita dhe shoqëria civile, megjithatë nuk do ta bëj një gjë të tillë, duke theksuar se dorëheqjen do ta ofronte vetëm në rast se atë e kërkon institucioni përkatës.

"Do të jap dorëheqje nëse e kërkon Këshilli Prokurorial i Kosovës nëse ata mendoj se unë kam bërë shkelje. Nuk i bindem presionit politik nga subjektet politike, nga shoqëria civile apo dikush tjetër", tha Lumezi.

Prokuroria e Shtetit është institucion i pavarur, me autoritet dhe me përgjegjësi për ndjekjen penale të personave të akuzuar për ndonjë vepër penale ose për ndonjë vepër tjetër, sikurse është rregulluar me ligj. Prokurori i Shtetit është institucion i paanshëm, dhe vepron në bazë të Kushtetutës dhe të ligjit.

XS
SM
MD
LG