Ndërlidhjet

Trump pranon se ka paguar para për blerje të heshtjes


Presidenti amerikan, Donald Trump.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar akuzat se ai ka përdorur financat e fushatës zgjedhore për të kryer pagesa për dy gra, të cilat pretendojnë se kanë pasur lidhje me të.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi Michael Cohen, ish-avokati i presidentit amerikan ka pranuar fajësinë për shkelje të ligjeve gjatë fushatës presidenciale të vitit 2016, duke paguar para për të blerë heshtjen.

Në një intervistë televizive për Fox & Friends, Trump ka thënë se pagesat kanë ardhur nga ai personalisht dhe jo nga fushata.

Ish-avokati i Trumpit, Michael Cohen pranon se ka shkelur ligjin

Më herët ai ka akuzuar Cohenin për krijim të rrëfimit për t’u përballur me dënim më të lehtë.

Në një pjesë të intervistës, e cila e plotë publikohet të enjten, Trump u është përgjigjur pyetjeve për të blerë heshtjen, me ç’rast ka insistuar se ajo nuk kanë qenë në kundërshtim me fushatën.

“Ato kanë ardhur nga unë. Unë kam bërë postim në Twitter për këtë gjë. Ato nuk janë paguar nga fushata”, ka thënë ai duke shtuar se ka kuptuar për pagesat “më vonë”.

Komentet e tij janë në kundërshtim me një deklaratë të bërë më herët nën betim nga Cohen, në të cilën ai ka thënë se presidenti e ka udhëzuar për të kryer pagesat.

Në muajin korrik, Cohen ka prezantuar disa incizime, në të cilat ai dhe Trump kanë diskutuar për pagesat para zgjedhjeve.

XS
SM
MD
LG