Ndërlidhjet

Një sulmues me thikë vret dy persona afër Parisit


Policia franceze duke siguruar zonën ku ka ndodhur sulmi në Trappes.

Policia franceze ka thënë se një burrë me thikë ka vrarë dy persona afër Parisit dhe ka plagosur rëndë një person të tretë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik e ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 23 gushtit në qytezën Trappes, në perëndim të Parisit.

Pavarësisht kësaj IS-i nuk ka ofruar asnjë të dhënë për këtë pretendim.

Ndërkohë burimet në ministrinë e Brendshme franceze kanë thënë se dy viktimat kanë qenë nëna dhe motra e sulmuesit.

Zona lokale e Parisit ka konfirmuar se sulmuesi ishte shtetas i natyralizuar dhe tani është i vdekur.

Lideri i IS-it bën thirrje për më shumë sulme

Vrasjet kanë ndodhur vetëm disa orë pasi grupi ekstremist ka publikuar një audio të një njeriu që ka pretenduar të ketë qenë lideri i grupit, Abu Bakr al-Baghdadi.

Personi i incizuar bën thirrje për kryerje të më shumë sulmeve në gjithë botën.

XS
SM
MD
LG