Ndërlidhjet

‘British Airways’ pezullon fluturimet direkte në Iran


'British Airways'

Kompania e fluturimeve ‘British Airways’ ka bërë të ditur se do t’i pezullojë fluturimet e drejtpërdrejta në kryeqytetin e Iranit, Teheran, sepse, sipas saj, kjo linjë është “jo e qëndrueshme”.

Njoftimi u bë i ditur pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për tërheqjen e SHBA-së nga marrëveshja bërthamore e Iranit që përfshin Rusinë, Kinën, Gjermaninë, Francën dhe Britaninë e Madhe.

Sipas ‘British Airways’, fluturimi i fundit në Teheran është planifikuar për më 22 shtator.

Britania është ndër vendet evropiane që kanë njoftuar se do t’i mbrojë kompanitë që vazhdojnë të veprojnë në Iran, por pas vendimi të presidentit amerikan, Trump, shumë kompani janë tërhequr.

XS
SM
MD
LG