Ndërlidhjet

Shkencëtari gjerman: Zjarret do të jenë një kërcënim në rritje


Zjarri në Greqi, nga i cili humbën jetën më shumë se 90 persona

Shkencëtari gjerman, Johan Goldamer, i cili do të drejtojë një hetim të pavarur në lidhje me zjarrin që kaploi Greqinë, tha se zjarret pritet të përbëjnë një kërcënim të madh në dekadat e ardhshme në mbarë botën.

Goldman, shkencëtar në Institutin e Kimisë, zhvilloi një takim me kryeministrin grek, Alexis Tspiras, në Athinë.

Johan Goldamer tha se ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në përdorimin e tokës dhe bujqësisë kanë çuar në rritjen e rrezikut të zjarreve vdekjeprurëse në mbarë botën.

Zjarret nëpër pyje, janë të shpeshta në Greqi.


XS
SM
MD
LG