Ndërlidhjet

SHBA ndërpret ndihmat prej 200 milionë dollarësh për palestinezët


Një djalë mban në duar flamurin palestinez, gjatë një proteste në Rripin e Gazës
Një djalë mban në duar flamurin palestinez, gjatë një proteste në Rripin e Gazës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka urdhëruar Departamentin e Shtetit që të ndërpresë për më shumë se 200 milionë dollarë ndihmë për projektet në Bregun Perëndimor dhe Gaza dhe që këto para t’i vendosë në projekte të tjera, ka njoftuar Departamenti.

“Ne kemi rishikuar ndihmën e SHBA-së për Autoritetin Palestinez, të Bregut Perëndimor dhe Gazës, në mënyrë që të sigurohemi se fondet janë shpenzuar në përputhje me interesat kombëtare të SHBA-së dhe që japin vlerë për taksapaguesit amerikanë”.

“Si rezultat i rishikimit, me urdhrin e presidentit, ne do t’i alokojmë mbi 200 milionë euro në Fondin për Mbështetje Ekonomike FY2017, që fillimisht ishin planifikuar për programet në Bregun Perëndimor dhe Gaza. Këto fonde do të dërgohen në projekte me prioritet të lartë në vende të tjera”, thuhet në deklaratën e Departamentit amerikan të Shtetit.

Departamenti po ashtu ka thënë se ky vendim ka marrë për bazë edhe “sfidat që komuniteti ndërkombëtar përballet për t’i ofruar ndihmë Gazës, ku kontrolli i Hamasit rrezikon jetën e qytetarëve të Gazës dhe degradon edhe më shumë situatën tashmë të tmerrshme humanitare dhe ekonomike”.

Një i dërguar i Palestinës e quajti këtë vendim të SHBA-së si “anti-paqe”, përderisa Kombet e Bashkuara paralajmëruan se shkurtimi i ndihmës mund të përkeqësojë situatën në Gaza.

XS
SM
MD
LG