Ndërlidhjet

Serbi: 55% e qytetarëve do të mbështeste anëtarësimin në BE


Ilustrim

Për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Evropian në referendum do të votonin mbi 55% e qytetarëve, 21% do të ishin kundër, ndërsa 12% nuk do të votonin fare ose nuk e dinë se si do të votonin, tregon një anketë që ka realizuar Ministria e Integrimit Evropian e Serbisë.

Në njoftimin e saj thuhet se mbështetja e qytetarëve për reforma, ashtu si edhe viteve të kaluara, është shumë e lartë, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Nga gjithsej numri i të anketuarve, 68% konsiderojnë se reformat, të domosdoshme për anëtarësimin e Serbisë në BE, duhet të realizohen edhe pavarësisht kësaj, për mirëqenien e qytetarëve.

Shumica, përkatësisht 58% e të anketuarve, konsideron se problemet e Beogradit dhe Prishtinës duhet të zgjidhen, pavarësisht nëse një gjë të tillë e kërkon BE-ja ose jo.

Më shumë se gjyma e të anketuarve po ashtu mbështet "vendosmërinë e Qeverisë së Serbisë për të vazhduar dialogun me Kosovën dhe gatishmërinë e saj që në këtë mënyrë të arrihet deri te zgjidhje të qëndrueshme".

XS
SM
MD
LG