Ndërlidhjet

Haradinaj e nderon Delawien për punën "në mbështetje të Kosovës"


Ambasadori amerikan në Kosovë, Greg Delawie.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e nderoi të mërkurën ambasadorin e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, me Hartën e Artë të Kosovës.

Haradinaj tha se e mori këtë vendim duke e vlerësuar ambasadorin Delawie "për punën e madhe në mbështetjen e agjendës shtetërore të Kosovës".

“Gjatë takimit të rregullt me ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie, në emër të Qeverisë dhe popullit të Republikës së Kosovës, pata nderin t'ia dhuroj sot Hartën e Artë të Kosovës, si simbol të vlerësimit tonë për punën e tij të madhe në mbështetje të agjendës sonë shtetërore dhe inkurajimin për të bërë më të mirën për të gjithë qytetarët tanë pa dallim", shkroi Haradinaj në Facebook.

Haradinaj po ashtu tha se Kosova po kalon nëpër procese të rëndësishme politike dhe se ndihma e miqve amerikanë ishte dhe mbetet jetike për Kosovën.

Me herët, Shtëpia e Bardhë ka njoftuar për emërimin e diplomatin Philip S. Kosnett nga Virxhinia si ambasador të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës.

Kosnett do të zëvendësojë ambasadorin Delawie, i cili shërben në Kosovë qysh në vitin 2015.

XS
SM
MD
LG