Ndërlidhjet

Ministrat e BE-së do të diskutojnë për Ballkanin Perëndimor


Ilustrim
Ilustrim

Ministrat e Mbrojtjes dhe të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian do të mblidhen të enjten dhe të premten në Vjenë për të diskutuar edhe situatën në Ballkanin Perëndimor, me fokus zgjerimin.

Në takimin joformal do të marrin pjesë edhe përfaqësuesit e vendeve kandiidate: Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Serbisë dhe Turqisë, bëri të ditur presidenca austriake e BE-së, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

"Diskutimet për Evropën Juglindore do të jenë në përputhje me zhvillimet në muajt e ardhshëm, me fokus zgjerimin", tha presidenca austriake e BE-së.

Në takim do të marrë pjesë edhe presidenti i Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McCalister.

XS
SM
MD
LG