Ndërlidhjet

Qyteti gjerman largon statujën e Erdoganit


Visbaden, Gjermani

Një statujë e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, e cila është ngritur gjatë një festivali në qytetin e Gjermanisë, Visbaden, u hoq pasi autoritetet thanë se është bërë kërcënim për sigurinë.

Organizatorët e festivalit të artit, temë e të cilit janë "lajmet e këqija", e ngritën statujën 4-metërshe të Erdoganit në një bazament në sheshin qendror të Visbadenit më 27 gusht.

Autoritetet thanë se ajo është bërë magnet për fjalimet pro dhe kundër Erdoganit dhe se ka provokuar konflikt.

Statuja është dëmtuar me grafite, përfshirë sloganin "Hitleri turk", dhe disa qindra njerëz kanë protestuar kundër saj.

Policia tha se nuk mund të garantojë më sigurinë e njerëzve dhe zjarrfikësit pëdorën një vinç të madh për ta hequr atë.

Në Gjermani jetojnë rreth tre milionë njerëz me rrënjë turke.

Erdogan, i cili është rizgjedhur president në qershor, pritet të vizitojë Berlinin më 28 dhe 29 shtator.

XS
SM
MD
LG