Ndërlidhjet

Shkëmbimi i emaileve gjatë udhëtimit "duhet të konsiderohet pjesë e punës"


Ilustrim.
Ilustrim.

Udhëtarët përdorin rregullisht kohën e tyre teksa shkojnë nga një vend në tjetrin për kontrollimin e emaileve, andaj ky rrugëtim duhet të konsiderohet pjesë e orarit të punës, kanë thënë disa studiues.

Qasja e internet në trena dhe pajisja me telefona mobilë ka zgjatur orarin e punës, është thënë në një studim të Universitetit të Anglisë Perëndimore.

Në këtë studim janë përfshirë 5,000 pasagjerë të trenave në Londër.

“Unë jam një nënë e ngarkuar, kështu që unë varem nga ajo kohë”, ka thënë një udhëtare për studiuesit.

“Është shumë e rëndësishme për stabilitetin tim të kryj punën në tren”, ka thënë ajo në udhëtimin nga Ajllsbëri në Londër.

Në studimin, që do të prezantohet të enjtën, përmendet se rreth 54 përqind e udhëtarëve që kanë përdorur wi-fi-në, në trena, kanë qenë duke dërguar emaila për punë.

Edhe personat tjerë që kanë përdorur internetin e tyre në telefona, kanë nisur emaila të njëjtë.

“Është kohë joproduktive gjatë udhëtimit, kështu që mua më lejon që ta shfrytëzoj atë në përfundimin e punëve dhe të mos punoj në mbrëmje”, ka thënë një udhëtar i linjës nga Londra në Birmingem.

Në studim tregohet si qasja në internet ka rezultuar me pasoja në rritjen e orarit të punës, me përdorimin e laptopëve dhe telefonave mobilë.

Për prindërit, po ashtu kjo periudhë është konsideruar “tranzitore”, pasi ata kanë ndërruar rolet nga të qenit prind në punëtor.

XS
SM
MD
LG