Ndërlidhjet

Mitchell bisedon me Thaçin dhe Vuçiqin për dialogun Kosovë - Serbi


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ndihmëssekretarin amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell.
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ndihmëssekretarin amerikan për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell.

Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për çështje evropiane dhe euroaziatike, Wess Mitchell, ka diskutuar sot ndaras me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologun e tij serb, Aleksadar Vuçiq lidhur me dialogun mes këtyre dy vendeve.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur mirënjohës për mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në arritjen e një marëveshjeje ligjërisht obliguese në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në një postim në Twitter, Thaçi ka thënë se të dyja palët janë pajtuar për hapa të koordinuar në të ardhmen.

“Ne jemi pajtuar për hapa të koordinuar në të ardhmen. Mbështetja amerikane ka qenë dhe vazhdon të jetë jetike për perspektivën euro-atlantike të Kosovës”, është shprehur presidenti i Kosovës.

Ndërkohë, Zyra e Presidentit të Serbisë, ka njoftuar se gjatë bisedës telefonike në mes të Mitchell dhe Vuçiq është konstatuar se SHBA-ja i ofron mbështetje të plotë dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili po zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, si dhe për shpresën e arritjes së zgjidhjes gjithëpërfshirëse dhe afatgjate.

Sipas kësaj Zyre, Vuçiq i ka thënë ndihmëssekretarit Mithcell, se konsideron që mjaft vështirë do të mund të arrihet deri te një marrëveshje ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, por që do të vazhdojë të investojë përpjekjet maksimale për arritjen e një stabiliteti të qëndrueshëm në Ballkanin Perëndimor.​

XS
SM
MD
LG