Ndërlidhjet

Ministri gjerman: Rishkrimi i kufirit Kosovë-Serbi nxit tensione etnike


Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas.

Gjermania paralajmëroi të premten se rishkrimi i kufirit të Serbisë me Kosovën do të nxisë tensione etnike.

Prishtina dhe Beogradi kanë shpalosur këtë muaj idenë e korrigjimit të kufirit si mundësi për zgjidhjen e problemeve midis tyre.

Duke arritur në një takim në Vjenë midis ministrave të jashtëm të Bashkimit Evropian dhe homologëve të tyre ballkanikë, ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, tha se diskutimet në lidhje me shkëmbimet territoriale janë të gabuara.

"Mendoj se kjo mund të hapë shumë plagë të vjetra në popullsi, andaj jemi skeptikë", u tha Maas gazetarëve.

Zyrtarë të tjerë të BE-së i bënë jehonë këtij pozicioni - ministri i Jashtëm i Luksemburgut, Jean Asselborn, shprehu frikën për "pasoja shumë negative", ndërsa Timo Soini i Finlandës tha se "është rrezik".

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, tha në Vjenë se po kërkon zgidhje paqësore me Kosovën, edhe pse nuk dha detaje.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ai i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen javën e ardhshme në Bruksel në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja.

XS
SM
MD
LG