Ndërlidhjet

Gjermania ekstradon në Rusi një militant të dyshuar islamik


Gjermani - foto arkivi
Gjermani - foto arkivi

Gjermania ekstradoi në Rusi një burrë nga rajoni rus i Kaukazit Verior.

Në Rusi, ai përballet me akuzat për pjesëmarrje në aktivitete terroriste, në mbështetje të një grupi të ndaluar ekstremist islamik.

Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) nuk e emëroi personin e ekstraduar, duke thënë vetëm se ai ka lindur në vitin 1987 në rajonin Kabardino-Balkaria në Rusi.

FSB tha se ai është kërkuar për mbështetje të dyshuar të grupit islamik Imarat Kavkaz në Kaukazin Verior dhe për luftimin në Siri, së bashku me militantët e grupit ekstremist Shteti Islamik.

FSB po ashtu tha se autoritetet dyshojnë se personi ka përdorur dokumente false kur ka bërë përpjekje të sigurojë statusin e refugjatit në Gjermani.

Sipas Qeverisë ruse, rreth 2,000 shtetas rusë mendohet se kanë luftuar me militantët e Shtetit Islamik në Siri. Shumica e tyre janë nga Kaukazi Verior.

XS
SM
MD
LG