Ndërlidhjet

Protestat në Gjermani: Oficeri i burgut pranon se ka shpërndarë urdhërarrestin


Propaganda ekstremiste kundër kancelares gjermane, Angela Merkel.

Një oficer i një burgu gjerman pranoi se ka shpërndarë urdhërarrestin e lëshuar për një të dyshuar irakian në lidhje me një sulm fatal me thikë që ka ndodhur të dielën.

Dokumenti më pas është shpërndarë online nga grupet e ekstremit të djathtë, të cilat kanë organizuar edhe protesta anti-migrante në qytetin lindor të Gjermanisë, Çemnic.

Oficeri u pezullua dhe tani përballet me akuza penale.

Ai e ka shpërndarë dokumentin sepsa ka dashur "t'iu japë fund spekulimeve" në lidhje me therjen me thikë, tha avokati i tij.

Pas sulmit të së dielës, ku ka mbetur i vdekur një gjerman 35 vjeç, policia ka arrestuar një irakian, 22 vjeç, dhe më pas një sirian, 23 vjeç.

Mijëra njerëz kanë protestuar të dielën në Çemnic, ku ka pasur edhe dhunë.

Protesta ka pasur edhe të enjten, por ato kanë kaluar pa ndonjë incident.

Zbulimi i paautorizuar i urdhërarrestit ka rritur shqetësimet për lidhje të mundshme midis policisë dhe grupeve anti-migrante.

Çemnic është në një rajon ku partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë, dhe lëvizja anti-migrante Pegida janë veçanërisht të forta.

Gjermania, në vitin 2015, ka pranuar mbi një milion migrantë, kryesisht nga Lindja e Mesme.

XS
SM
MD
LG