Ndërlidhjet

Komisioni Evropian propozon ndalimin e ndërrimit të orës


Ilustrim

Komisioni Evropian propozoi që t'i jepet fund praktikës për ndërrimin e orës në pranverë dhe vjeshtë, pasi një sondazh ka konstatuar se shumica e evropianëve e kundërshtojnë atë.

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, tha se miliona njerëz "besojnë se në të ardhmen, ora e verës duhet të mbetet gjatë gjithë vitit dhe kjo do të ndodhë".

Propozimi i Komisionit kërkon mbështetjen e 28 qeverive kombëtare dhe të deputetëve të Parlamentit Evropian për t'u bërë ligj.

Megjithatë, Komisioni nuk i ka hartuar ende detajet e ndryshimit të propozuar.

XS
SM
MD
LG