Ndërlidhjet

SHBA ndërpren financimin e agjencisë palestineze të refugjatëve


Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë fund financimit të Agjencisë palestineze të Kombeve të Bashkuara, deklaroi Departamenti amerikan i Shtetit.

Sipas departamentit amerikan, Agjencia e Punës së Kombeve të Bashkuara (Unrwa) ka të meta të papërmirësueshme.

"Administrata amerikane ka shikuar me kujdes këtë çështje dhe nuk do të vazhdojë të kontribuojë për këtë organizatë", tha zëdhënësi Heather Nauert.

Një zëdhënës i presidentit palestinez, Mahmoud Abbas, tha se ky veprim është sulm ndaj njerëzve të Autoritetit Palestinez.

"Ky lloj dënimi nuk do të ndryshojë faktin se SHBA-të nuk kanë më rol në rajon", tha Nabil Abu Rudeina.

Ai shtoi se ky veprim është kundër çdo rezoluteje të OKB-së.

XS
SM
MD
LG