Ndërlidhjet

Dodik: Pacolli nuk është i mirëpritur në Bosnje


Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Doddik.

Udhëheqësi i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik, e dënoi vizitën e planifikuar në Bosnje të ministrit të Jashtëm të Kosovës, Behxhet Pacolli, për një takim të bashkëpunimit rajonal.

Dodik tha se vizita e Pacollit në Banja Llukë - për tubimin e së mërkurës të ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore - nuk është e pranueshme.

"Republika Sërpska nuk e ka dhënë pëlqimin që Bosnja të njohë të ashtuquajturin ministër të Kosovës, të atij vendi të rremë, i cili nuk mund të mirëpritet në Republikën Sërpska", tha Dodik.

Ministri i Jashtëm i Bosnjës, Igor Crnadak, tha se Pacolli do të shkojë në Banja Llukë me pëlqimin e Serbisë.

"Përfaqësuesi i së ashtuquajturës Kosovë do të marrë pjesë në procesin e bashkëpunimit, sipas marrëveshjes midis Beogradit dhe Prishtinës, dhe me pëlqimin e Beogradit", tha Crnadak të dielën.

Bosnja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës dhe dy vendet kanë barriera në udhëtim dhe tregti.

Përveç Crnadakut dhe Pacollit, në takimin në Banja Llukë do të marrin pjesë edhe ministrat nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Kroacia dhe Turqia, së bashku me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

XS
SM
MD
LG