Ndërlidhjet

Besllani i Rusisë shënoi 14-vjetorin e sulmit në shkollë


Besllan, Rusi

Qyteti jugor i Rusisë, Besllan, shënoi të hënën 14-vjetorin e një pengmarrjeje në shkollë, e cila përfundoi me 334 njerëz të vdekur, në mesin e tyre 186 fëmijë.

Mbi 1,000 njerëz u mblodhën në ceremoninë përkujtimore në rrënojat e Shkollës Nr. 1 në Besllan, në rajonin e Osetisë së Veriut.

Gjatë një minute të heshtjes, nxënësit lëshuan 334 tollumbace për të përkujtuar të gjitha viktimat e tragjedisë.

Tri ditët e zisë filluan më 1 shtator.

Militantët, duke kërkuar tërheqjen e trupave federale të Rusisë nga Çeçenia, kanë sulmuar shkollën më 1 shtator të vitit 2004, duke marrë peng rreth 1,200 fëmijë, prindër, mësimdhënës dhe staf.

Shumica e pengjeve që kanë vdekur, janë vrarë pasi kanë ndërhyrë forcat ruse të sigurisë, më 3 shtator.

Në prill të vitit 2017, Gjykata Evropiane për të Drejta të Njeriut ka konstatuar se Rusia duhet të paguajë afro tre milionë euro për të afërmit e viktimave në Besllan, duke thënë se autoritetet ruse kanë dështuar të mbrojnë nxënësit, mësuesit dhe prindërit.

XS
SM
MD
LG