Ndërlidhjet

Presidenti i Brazilit kërkon fonde për rindërtimin e muzeut


Muzeu Kombëtar në Rio de Zhaneiro

Presidenti i Brazilit, Michel Temer, tha se qeveria e tij kërkon fonde nga kompanitë dhe bankat për të ndihmuar në rindërtimin e Muzeut Kombëtar në Rio de Zhaneiro, i cili u shkatërrua nga flakët.

Ministri i Arsimit i Brazilit, Rossieli Soares, tha se po kërkohet edhe ndihmë ndërkombëtare dhe se bisedimet me agjencinë për kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO, kanë nisur.

Zyrtarët e muzeut thanë se pothuajse 90% e koleksionit është shkatërruar.

Për zjarrin, stafi fajësoi shkurtimin e fondeve.

Zjarri filloi të dielën mbrëma, pasi ndërtesa - një pallat mbretëror i shekullit të 19-të - u mbyll.

Nuk është ende e qartë nëse muzeu ishte i siguruar.

Muzeu ka pasur një nga koleksionet më të mëdha të antropologjisë dhe historisë natyrore në Amerikë. Ai përfshinte mbetjet 12,000-vjeçare të një gruaje të njohur si "Luzia".

XS
SM
MD
LG