Ndërlidhjet

Trump kritikon përndjekjen e republikanëve


Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, akuzoi prokurorin e përgjithshëm amerikan, Jeff Sessions, për dëmtimin e shanseve të dy anëtarëve republikanë të Kongresit, për rizgjedhje në zgjedhjet e nëntorit.

Trump, në një postim në Twitter, tha se vendimi i Departamentit të Drejtësisë për të ngritur akuza "i vë tani fitoret e lehta në dyshim".

Të dy republikanët konsiderohen mbështetës të rëndësishëm të Trumpit.

Christopher Collins akuzohet për tregti të brendshme dhe Duncan Hunter për shkelje të fushatës.

Trump është përplasur shpesh me Sessions për hetimin e ndërhyrejes së dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së, më 2016.

Sessions është vetëtërhequr nga hetimet e pretendimeve se Moska ka ndërhyrë për të ndihmuar zgjedhjen e Trumpit president.

Zëvendësprokurori i përgjithshëm, Rod Rosenstein, ka emëruar më pas ish-drejtorin e FBI-së, Robert Mueller, si këshilltar të posaçëm, për të udhëhequr hetimet.

Trump vazhdimisht e ka cilësuar procesin e hetimeve si "gjueti të shtrigave".

Zgjedhjet për Kongres mbahen më 6 nëntor, ndërsa demokratët po përpiqen të rrëzojnë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve nga republikanët.

XS
SM
MD
LG