Ndërlidhjet

Orban premton lidhje më të ngushta me shtetet e Azisë Qendrore


Kryeministri hungarez, Viktor Orban dhe presidenti i Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka premtuar se do të krijojë marrëdhënie më të ngushta me Kirgizinë dhe kombet tjera turke në Azinë Qendrore.

Duke folur para gazetarëve, më 4 shtator, pas takimit në Bishkek me presidentin e Kirgizisë, Sooronbai Jeenbekov, Orban ka thënë se “ka qenë nder të jem kryeministri i parë hungarez që vizitoj Kirgizinë”.

“Hungaria kujton origjinën e saj. Evropa na konsideron si popullin më lindor në Perëndim. Mirëpo po ashtu ata na shohin edhe si të huaj sepse ne nuk kemi paraardhës atje. Hungaria do kujdeset për rrënjët e saja kulturore”, ka thënë Orban, duke shtuar se vizita e tij në Bishkek ka qenë “e suksesshme”.

Orban ka ftuar Jeenbekov për të vizituar Hungarinë dhe ka është deklaruar falënderues për liderin kirgiz, i cili siç ka thënë Orban ka bërë “gjithçka” që Hungaria të pranohet në Këshillin e Shteteve turqisht-folëse, të njohur ndryshe edhe si Këshilli Turk.

Këshilli Turk është themeluar në tetor të vitit 2009 me Azerbajxhanin, Kazakistanin, Kirgizinë dhe Turqinë si anëtaret e para në të.

Presidentët e katër shteteve anëtare janë takuar në qytetin Çolpon-Ata në Kirgizi më 3 shtator.

Orban dhe presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoev kanë marrë pjesë në këtë Këshill si “mysafirë nderi”.

XS
SM
MD
LG