Ndërlidhjet

Kremlini hedh poshtë pretendimet e Trumpit për Idlibin në Siri


Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Kremlini ka hedhur poshtë paralajmërimet e presidentit amerikan, Donald Trump për të mos nisur ofensivë në provincën siriane, Idlib, duke thënë të martën se ajo zonë është “fole e terroristëve”, transmeton Reuters.

Trump ka paralajmëruar të hënën presidentin sirian Bashar al-Assad dhe aletët e saj Iranin dhe Rusinë të mos sulmojnë këtë zonë, duke thënë se qindra mijëra persona mund të vriten.

“Të deklaruarit për disa paralajmërime, pa marr parasysh situatën tejet të rrezikshme në Siri, nuk përbën qasje të plotë dhe gjithpërfshirëse”, ka thënë zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Prezenca e militantëve në Idlib është duke shkatërruar procesin e paqes në Siri dhe duke kthyer këtë vend si bazë të sulmeve kundër forcave ruse në Siri, ka shtuar Peskov.

Ai po ashtu ka thënë se situata në këtë provincë është një nga çështjet kyçe në agjendën e takimit mes liderëve të Rusisë, Iranit dhe Turqisë, gjatë kësaj jave në Teheran.

XS
SM
MD
LG