Ndërlidhjet

Gazetarja e REL-it në Ukrainë shënjestrohet në një urdhër për qasje në informacione


Natalia Sedletska.
Natalia Sedletska.

Radio Evropa e Lirë ka bërë thirrje të martën për anulim të një vendimi të gjykatës në Ukrainë, që u autorizon qasje autoriteteve në të dhënat e gazetares së kësaj kompanie, Natalia Sedletska duke thënë se një vendim i tillë shkelë ligjet e Ukrainës dhe përkushtimin e Kievit ndaj shtypit të lirë.

Ky vendim vjen pasi një hetimi penal për dyshimet rreth publikimit të sekreteve shtetërore për gazetarët në vitin 2017, nga Artem Sytnyuk, drejtor i Byrosë Kombëtare Kundër-korrupsionit në Ukrainë.

Më 27 gusht, një gjykatë në Kiev ka miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, për të lejuar hetuesit të rishikojnë të dhënat për periudhë 17 mujore të gazetares, Natalia Sedletska, e cila drejton emisionin Skemat.

Zëdhënësja e Radios Evropa e Lirë, Joanna Levison ka thënë se vendimi nuk përkon me përkushtimin e Ukrainës për të promovuar dhe mbrojtur shtypin e lirë.

Sipas vendimit, Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm i lejohet qasja në informacionet telefonike të Sedletskas nga 1 korriku i vitit 2016 deri më 30 nëntor 2017.

Ndërkohë në edicionet e emisionit Skemat janë prezantuar disa hulumtime në të cilat kanë qenë të përfshirë zyrtarë ukrainas si dhe Prokurori i Përgjithshëm, Yuriy Lutsenko.

XS
SM
MD
LG