Ndërlidhjet

Trump e quan "mashtrim" librin e gazetarit Woodward


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e kritikoi një libër për Shtëpinë e Bardhë nën udhëheqjen e tij, të shkruar nga gazetari Bob Woodward.

Trump e cilësoi atë si "mashtrim për publikun".

Shefi i stafit të tij dhe sekretari i Mbrojtjes po ashtu thanë se libri është "patetik" dhe "trillim".

Në libër, ndihmës të lartë të Trumpit citohen të kenë thënë se ata kanë fshehur dokumente të ndjeshme për ta parandaluar Trumpin nga nënshkrimi i tyre.

Ata po ashtu citohen të kenë thënë se presidenti është "idiot" dhe "gënjeshtar".

Woodward është gazetar i respektuar, i cili ka ndihmuar në zbulimin e rolit të presidentit Richard Nixon në skandalin Watergate, në vitet 1970.

Libri i tij "Frikë: Trump në Shtëpinë e Bardhë" pritet të dalë në publik më 11 shtator.

XS
SM
MD
LG