Ndërlidhjet

Policia e Kosovës: Gjuriq nuk u kthye nga Bërnjaku, nuk e priti miratimin nga Prishtina


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Besim Hoti, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë se drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk është kthyer nga vendkalimi kufitar Bërnjak, sepse, siç tha ai, Gjuriq as që ka bërë përpjekje për të hyrë në Kosovë.

Sipas Hotit, policia rajonale në veri, në orën 15:20, ka marrë vërtetimin nga drejtoria e policisë në Prishtinë se Gjuriqit i është miratuar hyrja në Kosovë.

Sipas rregullave të urdhëruara, një patrullë nga rajoni i veriut është dërguar për përcjellje të delegacionit nga Bërnjaku.

Mirëpo, siç tha Hoti, Gjuriq në ndërkohë është kthyer.

Hoti shtoi se policia nuk e miraton vizitën dhe se vepron me vendimet e drejtorisë në Prishtinë. Ai tha se patrullimi është dërguar menjëherë pas njoftimit për vizitën e Gjuriqit.

Gjuriq tha për median serbe Tanjug se nuk i është lejuar hyrja në Kosovë, edhe pse vizita është paralajmëruar në mënyrë të rregullt.

Në muajin mars, Gjuriq është arrestuar për kohë të shkurtër nga policia e Kosovës pasi ka hyrë pa leje në Kosovë.

XS
SM
MD
LG