Ndërlidhjet

India legalizon seksin e homoseksualëve


Gjykata Supreme në Nju Delhi
Gjykata Supreme në Nju Delhi

Gjykata Supreme e Indisë vendosi se seksi homoseksual nuk është më vepër penale në këtë vend.

Vendimi i sotëm historik shfuqizon një gjykim të vitit 2013, që mbështeste një ligj të epokës koloniale, të njohur si seksioni 377, sipas të cilit, seksi i homoseksualëve është kategorizuar si një "vepër e panatyrshme".

Ky ka qenë një nga ligjet më të vjetra në botë që ka penalizuar seksin e homoseksualëve dhe India ka hezituar ta përmbysë atë.

"Kriminalizimi i marrëdhënieve sensuale është joracional, arbitrar dhe dukshëm jokushtetues", tha shefi i drejtësisë, Dipak Misra, gjatë leximit të gjykimit sot në Nju Delhi.

XS
SM
MD
LG