Ndërlidhjet

Një tërmet i fuqishëm godet Hokaidon


Pamja nga Hokaido.
Pamja nga Hokaido.

Një tërmet i fuqishëm ka paralizuar të enjten ishullin Hokaido, në veri të Japonisë, duke lënë të vdekur të paktën shtatë persona, transmeton Reuters.

Si pasojë e tërmetit ka pasur rrëshqitje të dheut dhe rreth 5.3 milionë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Numri i viktimave të tërmetit, 6.7 shkallë mund të rritet teksa shpëtimtarët janë duke kërkuar në shtëpitë e mbuluara nga dheu.

Transmetuesi publik, NHK, ka njoftuar se rreth 33 persona konsideron të zhdukur dhe 300 të tjerë janë lënduar.

Ky tërmet shënon një tjetër katastrofë natyrore, me të cilën po përballet Japonia, pas stuhisë, vërshimeve, dhe temperaturave tejet të larta që kanë thyer rekord në dy muajt e fundit.

Kryeministri japonez, Shinzo Abe ka thënë se 25,000 trupa të Forcave të Mbrojtjes do të angazhohen në operacionin e shpëtimit.

Ky ishull, që njihet si destinacion turistik për shkak të maleve dhe liqeneve që ka, është përballur me probleme të energjisë elektrike pasi, centrali i Hokaidos ka ndalur pajisjet, për të parandaluar dëmtimet e të njëjtave.

Kjo njëherësh ka qenë hera e parë prej kur centrali ka marrë një vendim të tillë prej kur është krijuar më 1951.

XS
SM
MD
LG