Ndërlidhjet

Prokuroria Themelore në Prizren po heton listat e veteranëve të luftës


Ilustrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar përmes një komunikate për media, se po hetohen listat e veteranëve të luftës në Prizren.

“Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, ka mbajtur takim me Njësitin për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prizren, lidhur me listat e veteranëve të luftës, të cilat po dyshohen për manipulime”.

“Kryeprokurori Shala, ka kërkuar intensifikimin e veprimeve hetimore për rastin e mashtrimeve me listat e veteranëve të luftës, duke përfshirë zonën operative të Pashtrikut, brigadat 121, 122, 123, 124, 125, 126 dhe 128”, thuhet në një njoftimin e dërguar nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Numri i veteranëve të luftës në Kosovë, të cilët dyshohet se kanë përfituar statusin e veteranit në mënyrë të kundërligjshme, është bërë temë debati për një kohë të gjatë.

Sipas disa hetimeve të bëra në rastin që ndërlidhet me dyshimet për manipulimet me lista të veteranëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës [UÇK], është thënë se ka dyshime që rreth 19 mijë persona kanë fituar kundërligjshëm statusin e veteranit.

XS
SM
MD
LG