Ndërlidhjet

Haradinaj: Do të mposhtet çdo përpjekje kundër tërësisë territoriale


Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj thotë se shteti i Kosovës dhe populli i saj respekton tërësinë territoriale "dhe nderon institucionet e saja".

Sipas Haradinajt, këto janë "parimet e palëkundura" që Kosova gjithmonë do të mbrojë dhe respektojë.

"Si Kryeministër i vendit, ju siguroj që do të mposhtet çdo përpjekje për të kërcënuar këto parime fundamentale për të cilat populli ynë sakrifikoi shumë", ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

XS
SM
MD
LG