Ndërlidhjet

Thaçi: Bllokimi i rrugëve nuk ndihmon në arritjen e paqes dhe pajtimit


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi thotë se mirëkupton reagimin e qytetarëve të Drenicës, të cilët në shenjë revolte, bllokuan rrugën me qëllim që të parandalojnë vizitën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq në fshatin Banjë të Skenderajt.

Por, Thaçi thotë se në kohën kur janë duke u bërë përpjekje për paqe dhe pajtim mes Kosovës dhe Serbisë, “protestat dhe bllokimi i rrugëve, aspak nuk na ndihmojnë”.

“Të gjithë duhet të përmbahemi dhe të tregojmë kulturë minimale njerëzore të mirëkuptimit dhe komunikimit njerëzor. Ne duhet të dimë të ngrihemi mbi vetveten, mbi plagët dhe dhimbjet e shumta. Duhet ta bëjmë këtë për hir të paqes dhe pajtimit”, ka shkruar presidenti Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

XS
SM
MD
LG