Ndërlidhjet

Presidenti moldav lëndohet lehtë pas një aksidenti në trafik


Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon
Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon

Presidenti i Moldavisë, Igor Dodon ka pësuar lëndime të lehta trupore, pasi makina me të cilën po udhëtonte është përfshirë në një aksident trafiku, thanë zyrtarët.

Kreu i Shërbimit shtetëror të Sigurisë, Anatloie Golea, tha se preisdneti Dodon ka pësuar vetëm disa gërvishtje dhe ka disa hematoma nga aksidenti, që ndodhi sot në veri të kryeqytetit moldav, Kishiniev.

Ai nuk dha detaje të tjera.

Këshilltari i presidentit, Maksim Lebedinschi tha se aksidenti ndodhi në afërsi të qytetit Straseni, kur makinat, pjesë e eskortës së presidentit, u përplasën me një makinë, teksa ishin duke tejkaluar një automjet tjetër.

Dodon “është mirë dhe nuk ka nevojë për ndihmë mjekësore”, tha këshilltari Lebedinschi.

XS
SM
MD
LG