Ndërlidhjet

Fillon aksioni i pastrimit të Kosovës nga mbeturinat 


Në Kosovë, sot po mbahet aksioni "Ta pastrojmë Kosovën" të cilit këtë vit iu është bashkangjitur edhe Qeveria e Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj, kishte bërë thirrje që këtij aksioni t'i bashkangjiten të gjitha institucionet dhe qytetarët.

Haradinaj, gjatë një prononcimi për media, pranë një deponie ilegale në kryeqytet, tha se nuk do të lejohet më hedhja e mbeturinave në këtë mënyrë.

“Vendi ku jemi sot, do të kthehet në park, do të jetë një park për fëmijët, rininë, për të gjithë”, shtoi ai.

Në aksion kanë njoftuar se do të marrin pjesë kompanitë e pastrimit, Forca e Sigurisë së Kosovës, Policia e Kosovës, KFOR-i, agjencitë e ndryshme shtetërore, ministritë, komunat, nxënësit dhe mësimdhënësit, si dhe kompanitë private.

Kosova e ngufatur nga mbeturinat
Ju lutem të prisni

No media source currently available

0:00 0:01:24 0:00

Kosova përballet me nivel jashtëzakonisht të madh të ndotjes. Problemi kryesor janë më shumë se 2000 deponitë ilegale të krijuara nga bizneset afariste dhe nga vetë banorët lokal.

XS
SM
MD
LG