Ndërlidhjet

Khan bën thirrje për referendumin e dytë për marrëveshjen e Brexit-it


Kryetari i Londrës, Sadiq Khan, ka bërë thirrje për një referendum të ri lidhur me anëtarësinë e Britanisë në Bashkim Evropian, duke theksuar se negociatat që po zhvillon kryeministrja janë kthyër në konfuzion dhe po e çojnë vendin drejt hapave shkatërrues.

Britania pritet të dalë nga Bashkimi Evropian më 29 mars. Por, me planin e kryeministres britanike Theresa May që nuk u pranua ende, disa ligjvënës duke përfshirë edhe përfaqësues biznesesh, po vazhdojnë të diskutojnë se populli duhet të ketë fjalën e fundit për cdo bashkëpunim me Bashkimin Evropian.

May ka kundërshtuar mbajtjen e referendumit të dytë, pas votimit në referendumin e parë që solli ndarjen nga BE-ja. Ajo shtoi se anëtarët e Parlamentit mund të votojnë nëse pranojnë ndonjë marrëveshje finale.

Por, me kohën që po kalon për Londrën dhe Brukselin për të arritur një marrëveshje për Brexit-in, qeveria britanike po përgatit plane për një Brexit pa marrëveshje.

XS
SM
MD
LG