Ndërlidhjet

Stuhia Florence "shkëput" një qytet nga Karolina Veriore


Pamje nga Karolina Veriore ditë më parë.

Qyteti bregdetar, Uillmington në Karolinën Veriore është rrethuar plotësisht nga uji, duke krijuar distancë me pjesën tjetër të këtij vendi, për shkak të vërshimeve të mëdha nga Stuhia Florence, që ka prekur këtë zonë.

Zyrtarët kanë thënë se rrugët janë të pakalueshme dhe kanë paralajmëruar banorët e evakuuar që të qëndrojnë larg asaj pjese.

Në disa raportime, ky qytet, që ka rreth 120,000 banorë, është përshkruar si një ishull në mes të shtetit.

Afër 400 persona janë shpëtuar nga vërshimet derisa pjesa më e madhe e qytetit vazhdon të mos ketë energji eletrike.

Shërbimi Kombëtar i Motit ka paralajmëruar për dy ditë tjera të ngjashme me vërshime, duke parashikuar më pas përmirësim të motit.

Deri më tani, të paktën 17 persona janë raportuar të vdekur, si pasojë e incidenteve të lidhura me Stuhinë Florence në Karolinën Veriore dhe atë Jugore.

Sipas Qendrës Kombëtare për Stuhi, fuqia e Florence është dobësuar, duke përmendur erërat me shpejtësi të 55 kilometrave në orë.

XS
SM
MD
LG