Ndërlidhjet

Së paku 12 policë të vrarë nga sulmet në Afganistan


Afganistan

Sulmet e talibanëve në dy provinca perëndimore të Afganistanit lanë të vrarë së paku 12 oficerë të policisë, thanë zyrtarët.

Në Farah, anëtari i këshillit provincial, Khair Mohammad Noorzai, tha se së paku shtatë policë afganë janë vrarë, pasi militantët sulmuan postbllokun e tyre mëngjesin e së hënës.

Në Badgis, ndërkaq, së paku pesë policë, përfshirë një koamndat, u vranë nga sulmet e talibanëve në disa pika kontrolli, tha anëtari i këshillit lokal, Abdullah Afzali.

Sipas zëdhënësit të guvernatorit të provincës Badgis, rreth 22 talibanë u vranë po ashtu gjatë betejës me armë zjarri me forcat afgane.

Talibanët nuk i komentuan ende sulmet.

Forcat afgane të sigurisë janë duke i luftuar talibanët dhe grupet tjera militante që nga tërheqja e shumicës së trupave luftarake të NATO-s në vitin 2014.

XS
SM
MD
LG