Ndërlidhjet

Afganistani arreston 26 militantë të dyshuar të IS-it


Një grup i militantëve që dyshohet se kanë planifikuar sulme në Afganistan.
Një grup i militantëve që dyshohet se kanë planifikuar sulme në Afganistan.

Agjencia e Inteligjencës në Afganistan ka thënë se autoritetet në këtë shtet kanë arrestuar të paktën 26 anëtarë të dyshuar të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), duke i akuzuar ata për komplot kundër anëtarëve të minioritetit shiit.

Militantët, duke përfshirë një lider të dyshuar të IS-it, janë ndalur në operacione të ndara në Kabul, ka thënë Shërbimi Kombëtar për Siguri më 18 shtator.

Në deklaratë është thënë se ata kanë planifikuar të sulmojnë shiitët gjatë shënimit të festës fetare të Ashureve.

Një degë e këtij grupi ekstremist ka shtuar sulmet ndaj këtij minoriteti në Afganistan.

Militantët e IS-it kanë pretenduar se janë përgjegjës për dy sulme me bomba më 9 shtator, të cilat kanë lënë të vdekur të paktën 20 persona në lagjet e banuara me shiitë.

Forcat afgane janë përballur me talibanët dhe militantët e IS-it, prej kur Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja, kanë tërhequr numrin më të madh të trupave nga ky vend më 2014.

XS
SM
MD
LG