Ndërlidhjet

Gjermania mbështet rrugën e Shqipërisë drejt BE-së


Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas.

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, tha se vendi i tij do të vazhdojë mbështetjen për Shqipërinë, në përpjekjet e saj për t'iu bashkuar Bashkimit Evropian.

Maas, pas takimit me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, në Tiranë, i lavdëroi përpjekjet e Shqipërisë për reforma, ndërsa tha se përmirësimet në gjyqësor janë të nevojshme ashtu si edhe përparimi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

"Ne do të vazhdojmë t'ju mbështesim në këto përpjekje për reforma. Asnjë mentalitet i mundshëm bllokues nuk do të ndihmojë", tha Maas, raporton DPA.

Në qershor, BE-ja ka vendosur për të negociuar hyrjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë në bllok, ndonëse Franca dhe Holanda kanë hezituar.

Shqipëria ka aplikuar për anëtarësimin në BE në vitin 2009.

Sllovenia dhe Kroacia janë të vetmet shtete të Ballkanit Perëndimor që deri më tash i janë bashkuar BE-së.

XS
SM
MD
LG