Ndërlidhjet

Tre vjet pas krizës, evropianët mbeten të hapur ndaj migrantëve


Lesbos, Greqi
Lesbos, Greqi

Shumica e evropianëve e mbështesin pranimin e refugjatëve, edhe tre vjet pas krizës me ta në kontinent, thuhet në një anketë që ka realizuar Qendra Amerikane e Kërkimeve Pew.

Në kohën kur zemërimi për migrimin ka rritur euro-skepticizmin dhe partitë anti-migrante në gjithë Evropën, anketa, e realizuar në periudhën maj-korrik të këtij viti, tregon se mbi 80% e të rriturve në Spanjë, Holandë, Gjermani dhe Suedi e favorizojnë pranimin e refugjatëve që ikin nga dhuna dhe lufta.

Mbi 70% mbështetje ka në Francë dhe Britani të Madhe.

Edhe në Greqi dhe Itali, dy pikat kryesore hyrëse për migrantët që synojnë Evropën, sondazhi tregon se shumica e të anketuarve e favorizojnë pranimin e refugjatëve.

Vendi evropian me mbështetjen më të vogël për migrantë është Hungaria, me 32%, dhe Polonia me 49%, thuhet në anketën e qendrës Pew.

Në vitin 2015, në Evropë kanë hyrë mbi një milion migrantë, kryesisht të ikur nga konfliktet dhe dhuna në Lindjen e Mesme.

XS
SM
MD
LG