Ndërlidhjet

Trump kërkon nga akuzuesja e gjykatësit Kavanaugh të dëshmojë


Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje gruas që e akuzoi të emëruarin e tij për gjykatës të Gjykatës Supreme për sulme seksuale, të paraqitet para Kongresit amerikan për të rrëfyer historinë e saj.

Duke folur para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, Trump tha se i takon Senatit amerikan të merret me akuzat e profesores Christine Blasey Ford kundër gjykatësit Brett Kavanaugh, i cili i mohon ato akuza.

Trump tha se do të ishte "e pavend" nëse Ford, e cila, fundjavën e kaluar, tha se Kavanaugh e ka sulmuar seksualisht atë në vitin 1982, derisa të dy kanë qenë në shkollë të mesme, të mos paraqitet përpara Komitetit Gjyqësor të Senatit.

Ai po ashtu tha se është i prirë të dyshojë për akuzat kundër Kavanaugh.

"Është një njeri i shquar, është e vështirë për mua të imagjinoj që ka ndodhur një gjë e tillë", tha Trump.

Komiteti Gjyqësor e ka shtyrë votimin për emërimin e Kavanaugh dhe ka caktuar një seancë dëgjimore publike për datën 24 shtator, në të cilën do të dëshmonin Kavanaugh dhe akuzuesja e tij.

Por, Ford tha në një letër të publikuar të martën se ajo do që FBI t'i hetojë akuzat e saj, përpara se të pajtohet për të dalë para komitetit të Senatit.

Posti i gjykatësit të Supremes në SHBA është i përjetshëm.

Kjo gjykatë është shpesh fjala e fundit për ligjet e diskutueshme dhe nëntë gjyqtarët e saj kanë një ndikim të madh në jetën politike amerikane.

Lexoni edhe këtë: Gjykatësi që mund të formësojë Gjykatën Supreme dhe Amerikën në dekadat e ardhshme

XS
SM
MD
LG