Ndërlidhjet

BE synon luftimin e trafikimit të migrantëve së bashku me Afrikën Veriore


Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz.

Liderët e Bashkimit Evropian kanë bërë thirrje për bisedime më intensive me Egjiptin dhe shtetet tjera të Afrikës Veriore, ashtu që të marrin hapa tjerë kundër migrimit ilegal në Evropë, sidomos duke luftuar ata që i trafikojnë migrantët.

Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz ka thënë se liderët kanë përkrahur këtë ide në qytetin e Austrisë, Salsburg, duke thënë se të paktën Egjipti, “është i gatshëm për të shtuar bisedimet me Bashkimin Evropian”.

“Unë mendoj se ky do të jetë hap i rëndësishëm në luftimin e migrimit ilegal, mirëpo përveç tjerash edhe për t’u përballur me biznesin e trafikimit”, ka thënë Kurz para gazetarëve.

Ministria e Jashtme e Egjiptit ka konfimuar të enjten se ka propozuar mbajtjen e një samiti të përbashkët me liderët e BE-së dhe ata të vendeve arabe, për të diskutuar një varg çështjesh, duke përfshirë migrimin.

Sipas burimeve të BE-së, samiti mund të mbahet në muajin shkurt.

Në Ligën Arabe me bazë në Kajro përfshihen vendet e Afrikës Veriore siç janë: Egjipti, Libia, Tunizia, Alegjia, Maroku si dhe vendet e Lindjes së Mesme, së bashku me ato të Gjirit Arab.

Bashkimi Evropian ka arritur marrëveshje bashkëpunimi me Turqinë dhe Libinë, të cilat kanë ndihmuar në ulje të migrimit në Evropë, në krahasim me valën e vitit 2015, mirëpo blloku kërkon që të zgjerojë bashkëpunimin me të gjitha vendet në veri të Afrikës.

Blloku evropian është duke u fokusuar çdo herë e më tepër që të mos ketë forcim të mëtejmë të kufijeve të jashtëm ndonëse brenda këyre kombeve ka ndasi lidhur me pranimin e migrantëve brenda Evropës.

Pas pajtimit të të gjitha vendeve pjesëmarrese në takimin në Salsburg, Kurz, shteti i të cilit udhëheq presidencën e BE-së në gjashtë muajt vijues, ka thënë se ai dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk do të nisin kontaktet me shtetet afrikane.

XS
SM
MD
LG