Ndërlidhjet

Vriten 7 ushtarë të Pakistanit gjatë përleshjeve me militantët


Një ushtar i Pakistanit, foto nga arkivi.

Shtatë ushtarë pakistanezë dhe nëntë militantë janë vrarë gjatë përleshjeve të armatosura në rajonin malor në Vaziristanin Verior pranë kufirit afgan, tha ushtria.

Të shtatë ushtarët u vranë “gjatë përleshjeve intensive”, pasi ata kishin bastisur një vend ku ishin fshehur militantët në zonën Ghjarlamani dhe Spera Kunar, tha ushtria e Pakistanit. Po ashtu, ushtria njoftoi se militantët u vranë gjatë betejës.

Ushtria e Pakistanit tha se zona tashmë është pastruar nga militantët.

Rajoni i Vaziristanit Verior nuk kontrollohet më nga talibanët pakistanezë apo grupe të tjera militante. Megjithatë, grupi militant Shteti Islamik deri më 2014 ka pasur prezencë të konsiderueshme në këtë rajon, por pas ofensivave nga ushtria pakistaneze, shumica nga militantët kanë ikur në Afganistan.

Pakistani është nën presionin e presidentit amerikan Donald Trump, i cili ka akuzuar Islamabadin se po u ofron strehë militantëve në vend. Uashingtoni ka tërhequr qindra miliona dollarë ndihmë për ushtrinë, duke cituar si arsye mungesën e veprimeve të Pakistanit kundër terroristëve.

Pakistani hedh poshtë këto akuza dhe thotë se po bën mjaftueshëm në luftën kundër terrorizmit.

XS
SM
MD
LG