Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka njoftuar se javën tjetër do të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes rrjetit social Facebook, Haradinaj ka thënë se në SHBA do të zhvillojë takime bilaterale me homologët e tij dhe me delegacione ndërkombëtare. Ai po ashtu ka thënë se do të marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombëeve të Bashkuara.
Sipas Haradinajt, kjo vizitë do të ketë në fokus “fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës” si dhe forcimin e “partneritetit me SHBA-në”.