Ndërlidhjet

Qeveria e Italisë miraton ligj më të ashpër kundër migrantëve


Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini.

Qeveria e Italisë miratoi një dekret, që e bën më të lehtë dëbimin e migrantëve.

Migrantët do të mund të dëbohen nëse gjenden fajtorë për krime serioze, të tilla si përdhunimi dhe sulmi.

Më herët, kjo ka qenë e mundur vetëm në fund të një procesi të gjatë të apelit.

Ministri i Brendshëm i Italisë, Matteo Salvini, tha se masa e re është "një hap përpara drejt të bërit të Italisë vend më të sigurt".

Dekreti duhet të miratohet edhe nga ligjvënësit.

Ai po ashtu parasheh që azilkërkuesve të akuzuar për trafik droge, t'iu refuzohen kërkesat, tha Salvini.

Italia është destinacioni kryesor për migrantë që duan të arrijnë Evropën nga Afrika e Veriut. Qeveria e re populiste në Romë ka marrë qëndrim të ashpër ndaj tyre.

XS
SM
MD
LG