Ndërlidhjet

Komiteti i Senatit voton për nominimin e Kavanaugh më 28 shtator


Gjykatësi, Brett Kavanaugh dhe presidenti amerikan, Donald Trump.

Komiteti Gjyqësor i Senatit do të votojë më 28 shtator për Brett Kavanagh, të nominuarin e presidentit amerikan, Donald Trump për gjykatës në Gjykatën Supreme, një ditë pas seancës që do të organizohet lidhur me akuzat kundër tij për sjellje të keqe seksuale.

Për votimin është marrë vendim të orët e vona të 25 shtatorit, pasi Trump i ka cilësuar akuzat e dy grave kundër gjykatësit si “lojë të luajtur nga demokratët”.

Ndërkohë republikanët knë thënë se votimi në gjithë Senatin mund të organizohet për javën e ardhshme.

“Ne do të ecim përpara”, ka thënë para gazetarëve, udhëheqësi i shumicës në Senat, Mitch McConnell.

“Jam i bindur se do të fitojmë, i bindur se ai do të emërohet në një të ardhme të afërt”.

Komiteti Gjyqësor do të dëgjojë më 27 shtator, dëshminë e Christine Blasey Ford, e cila ka akuzuar Kavanaugh për sjellje të keqe seksuale kur kanë qenë të rinj.

Një grua e dytë, Deborah Ramirez, ka akuzuar Kavanagh për sjellje të keqe, sa kanë qenë në një festë të Universitetin Yale më 1984.

Kavanaugh në anën tjetër i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Senatorja demokrate, Dianne Feinstein, ka thënë se organizimi i votimit paravarësisht se Komiteti nuk ka dëgjuar ende se çfarë ka për të thënë Ford, tregon se republikanët në Kongres, nuk janë shumë të interesuar për dëshminë e saj”.

“Është e qartë për mua se republikanët nuk dëshirojnë proces të drejtë”, ka thënë ajo.

XS
SM
MD
LG